Pas më shumë se 20 vite në pushtet, BDI kujtohet tani në opozitë që të propozojë rindërtimin e rrugës lokale Gllazhnje-Gushincë të Komunës së Likovës.
Gjithsesi, ky amendament i Frontit Evropian nuk kaloi në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet, në debatin për rebalancin e buxhetit.
Në komisionin amë po diskutohet edhe për amendamente të tjera, debat i cili do të vazhdohet edhe nesër, ndërsa votimi në seancë plenare në Kuvend pritet të bëhet pas festës shtetërore të 2 gushtit.
Nga përfaqësuesit e Qeverisë thanë se rehabilitimi i rrugëve lokale është në kompetencë të komunave, duke iu bërë thirrje komunave të aplikojnë në projektet e investimeve kapitale ku ekzekutivi do të ndajë mjete shtesë.
Deputeti i Likovës Rijad Shqairi nga Koalicion VLEN iu përmendi shumë projekte të parealizuara në Komunë e Likovës kur BDI ishte në pushtet.
“60% e shkollave fillore në Likovë akoma i kanë themelet e ish-mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, duke e ditur se zëvendësministrin e kanë pasur të tyrin. Në Likovë kemi dy penda dhe nuk kemi ujë. Në fshatin tim në Hotël, para 10 ditësh mbyllën projektin e vetëfinancimit për filtrimin e ujit të pijshëm për qytetarët që d.m.th. se shumica projekteve në atë komunë janë me vetëfinancim, kur ata kishin edhe ministrin e Financave Fatmir Besimin, por edhe kryeministrin teknik që mund t’i bënte shtysë politike për t’i realizuar”, theksoi Rijad Shqairi, depuetet nga VLEN.
Edhe pse kishin mbështetje të deputetëve Rijad Shaqiri dhe Sadik Sulejmani, propozuesit nga Fronti Evropian, nuk ishin prezent në Komision për të votuar amendamentet e veta.
Kjo gjë dëshmon edhe një herë se deputetët e BDI-së edhe me amendamente vetëm duan të përfirojnë pikë politike dhe se nuk e kanë interesin te qytetarët.