Cristiano Ronaldo po shkon drejt fundit të karrierës.

39 vjeçari ka fituar thuajse gjithçka të mundshme në futboll dhe tash po i shijon vitet e fundit të karrierës.

Veterani portugez e pati një eksperiencë të jashtëzakonshme në futbollin evropian, ndërsa së fundmi është duke u aktivizuar në Arabinë Saudite, respektivisht në ekipin Al Nassr, shkruan “Gazeta Express”.

E tash, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit ka folur për pensionimin, i cili, herët ose vonë, një ditë do të vijë.

“Nuk e di nëse do të pensionohem së shpejti, në dy apo tri vjet… por, me gjasë do të pensionohem në Al Nassr”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi portugez për “Now”.

“Jam mjaft i lumtur në këtë klub, ndihem mirë në këtë vend po ashtu, më pëlqen të luaj në Arabinë Saudite. Dua të vazhdoj këtu”, përfundoi Ronaldo. /Gazeta Express/