E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmeTaulant Seferi transferohet te klubi i Superligës turke

Taulant Seferi transferohet te klubi i Superligës turke

Një tjetër futbollist kuqezi do të vijojë karrierën në Turqi.

Superliga turke ka qenë “strehëza” për shumë futbollistë të ekipi kombëtar, ku së fundmi Sokol Cikalleshi pas gati një dekade u largua nga klubi i tij Koniaspor.

Bëhet fjalë për Taulant Seferin, cili ka firmosur me skuadrën e Bodrum në Superligën turke.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur kontratë të vlefshme për 3 vitet e ardhshme, teksa klubi i tij i ri shpenzoi 1.5 milionë euro për transferimin e tij.

Kujtojmë se skuadra që ka shitur kartonin e Seferit është Vorskla Poltava. Te ukrainasit Seferi u transferua pikërisht nga Tirana për shifrën e 500 mijë eurove.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments