Vojçiech Shçezni, portieri 34-vjeçar polak, tashmë ndodhet në Barcelonë. Në orën 10:30 të mëngjesit të sotëm, ish-lojtari i Juventus u ul në terminalin privat të fluturimeve të aeroportit El Prat që vinte nga Malaga.

Pavarësisht pranisë së madhe të gazetarëve, klubi “blaugrana” bëri gjithçka për ta fshehur që askush të mos e fotografonte. Në fakt, sapo ka dalë nga terminali, ka hipur në një furgon me xhama të nerrët, pa u parë apo përgjuar nga askush. Tani pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të firmosë deri më 30 qershor.

Shçezni, të cilin spanjollët e bindën të rikthehej të luante pas tërheqjes nga sporti këtë verë, do të zëvendësojë të dëmtuarin Mark ter Stegen. Portieri gjerman do të qëndrojë jashtë fushave për tetë muajt e ardhshëm pas këputjes së tendinës dhe më pas iu nënshtrua një operacioni.

Edhe pse trajneri Flick tregoi besim total te Inaki Penja, trajneri i Barçës e bëri të qartë gjithashtu nevojën për të nënshkruar me një portier me përvojë. Shçezni pritet të jetë në stadium për të ndjekur ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Barçës dhe Jang Bojsin, të martën në mbrëmje.