Qeveria e Hristijan Mickoskit ka pesë zëvendës. Izet Mexhitin, Aleksandar Nikolloskin, Arben Fetain, Ljupço Dimovskin dhe Ivan Stoilkoviqin.

Edhe pse më i pasuri, Arben Fetai, është zv.kryeministri pa asnjë skandal në Qeverinë e re, transmeton Portalb.mk nga Scoop.

Nuk ka asnjë skandal në media lidhur me zëvendëskryeministrin përgjegjës për qeverisje të mirë, Arben Fetai icili vjen nga radhët e ASH-së së Arben Taravarit, pasuria e të cilit ka një vlerë prej 3.025.399 eurove dhe që është më i pasur se Mickoski dhe zëvendësit e tjerë.

Ai ka dy shtetësi, krahas asaj të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në biografinë e tij të dorëzuar në Kuvend thuhet se ka edhe shtetësi belge.

Ai ka qenë i angazhuar edhe në rajon, ku ka punuar si këshilltar i jashtëm në projektet e BE-së për ngritjen e kapaciteteve të zyrës për Integrime Evropiane në Kabinetin e Kryeministrit të Kosovës në periudhën 2005-2008.

Mickoski lidhet me aq skandale financiare sa të gjithë zëvendësit e tij së bashku