Zëvendësministrja e mbrojtjes Elfete Ismaili zhvilloi takim me komandantin e SEEBRIG-ut Bilbil Bitri, ku biseduan tema të rëndësishme në fushën e mbrojtjes dhe të bashkëpunimit rajonal.
Gjatë këtij takimi komandanti i SEEBRIG-ut, zv.ministres i prezantoi atë që SEEBRIG përfaqëson dhe vizionin për qasjen e ardhshme të SEEBRIG ndaj NATO-s.
Në takimin e tyre u theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe nevoja për koordinim më të mirë në përballimin e sfidave të sigurisë, gjithashtu u diskutua edhe për aspektin e trajnimeve të përbashkëta dhe ndihmën teknike për forcimin e kapaciteteve ushtarake./FOL/