Aksidente të shumta janë bërë kohëve të fundit në vendin tonë, disa prej të cilave kanë përfunduar me fatalitet.

Përparim Istrefi, ekspert i komunikacionit thotë se kjo vjen si pasojë e mosrespektimit të ligjit dhe shenjave të komunikacionit.

Ai thekson se një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve me pasoja fatale janë shpejtësia e madhe dhe konsumimi i lëndëve narkotike dhe alkoolit.

“Një ndër shkeljet më të rënda është përdorimi i lëndëve narkotike dhe alkoolit, kjo është një ndër shkeljet për të cilat nuk ka tolerim, në rradhë të dytë është shpejtësia e lëvizjes, e tash me ligjinn e ri të trafikut rrugor është futur edhe përdorimi i celularit, dmth shpejtësia dhe përdorimi i celularit rangohen në rradhë të dytë si ndër shkaqet që sjellin deri tek aksidentet” – u shpreh Përparim Istrefi, ekspert i komunikacionit në emisionin Ftesë në Studio në Alsat.

Istrefi apelon shoferët që të jenë më të kujdesshëm gjatë drejtimit të makinës, me qëllim që të shmanget aksidentet dhe pasojat fatale.

Ai gjithashtu thekson se shteti duhet të jetë më i rreptë me dënimet por edhe monitorimin e shpejtësisë dhe shkeljeve të ligjit.