VMRO DPMNE-ja thotë se sa derisa ishte në pushtet BDI-ja jo vetëm që nuk kundërshtoi, por mbështeti shfuqizimin e balancuesit, përmes strategjisë për reformën në administrate. Sipas partisë në pushtet, BDI-ja e keqpërdor temën e balancuesit për të shkaktuar destabilzimin, për ti mbrojtur ish zyrtarët e saj, të përfshirë në siç thotë, tenderë të dyshimtë miliona eurosh.
“BDI-ja, si pushtet në vitin 2023 miratoi strategji për reforma në administratë për periudhën 2023-2030 ku theksohet se balancuesi keqpërdoret dhe se duhet të shfuqizohet. Bëhet fjalë për periudhën kur ministrat e tyre në qeveri luanin futboll në kabinetet ministrore, kurdisnin tenderë dhe ndanin biznese në katër sy. Në atë kohë jo vetëm që nuk e patën problem heqjen e balancuesit, por edhe vetë e mbështetën shfuqizimin e tij. Çfarë ka ndryshuar tani? Është e thjeshtë. BDI-ja nuk është në pushtet, ministrat e tyre nuk kurdisin tenderë dhe nuk bëjnë marrëveshje të dyshimta prandaj tani kërkojnë alibi për destabilizim me të vetmin qëllim që ministrat e tyre të cilët janë të përfshirë në tenderë të dyshimtë miliona eurosh të mos mbajnë përgjegjësi”, deklaroi Brane Petrushevski, VMRO DPMNE. /Alsat.mk