Më së shumti para do të fitojë Komuna e Kumanovës, e cila në thirrje kishte aplikuar me 3 projekte dhe Qeveria i ka miratuar të gjitha dhe ka ndarë rreth 4 milionë euro. Siç njoftuan nga Qeveria, Komunës Qendër i është miratuar vetëm një projekt, gjegjësisht rinovimin e Sallës Sportive “Rabotniçki” në vlerë prej rreth 1.5 milionë euro, shkruan Alsat.

Nga ana tjetër prej komunave me shumicë shqiptare, më së shumti para do të fitojë Komuna e Çairit, rreth 2.7 milionë euro, e cila në thirrje kishte aplikuar me 7 projekte. Vijon më tej Gostivari me mbi 2.6 milionë euro, Struga mbi 2.2 dhe Tetova me mbi 1.3 milion euro.

Kërçova, Vrapçishti dhe Likova do të marrin nga 900 mijë euro, ndërkaq, Zhelina mbi 800 mijë euro. Për projektet, Dibrës i janë ndarë afër 700 mijë euro, ndërkaq Haraçinës, Bërvenicës dhe Dollnenit nga 600 mijë euro.

Komunat me shumicë shqiptare

Komuna e Çairit 2.7 milionë euro
Komuna e Gostivarit 2.6 milionë euro
Komuna e Strugës 2.2 milionë euro
Komuna e Tetovës 1.3 milionë euro
Komuna e Kërçovës 900 mijë euro
Komuna e Vrapçishtit 900 mijë euro
Komuna e Likovës 900 mijë euro
Komuna e Zhelinës 800 mijë euro
Komuna e Dibrës 700 mijë euro
Komuna e Haraçinës 600 mijë euro
Komuna e Bërvenicës 600 mijë euro
Komuna e Dollnenit 600 mijë euro

Paratë hungareze, pritet që këto ditë të transferohen në vend, ndërkaq prej javës së ardhshme të nënshkruhen marrëveshjet me komunat dhe të fillojë realizimi i projekteve. Komunat do t’i marrin paratë në periudhën e ardhshme në llogari të veçanta, varësisht prej procesit të realizimit të punimeve. Procedurën do ta ndjekë një trup koordinues i përbërë nga gjashtë ministritë nëpërmjet të cilave do të financohen projektet. Për nga karakteri, shumica e projekteve janë për rrugë, kanalizim dhe ujësjellës./ Alsat.mk