8 C
Tetovo
E diel, 22 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniSiljanovska me mesazh për 22 Nëntorin: Uniteti nuk i mohon dallimet, por...

Siljanovska me mesazh për 22 Nëntorin: Uniteti nuk i mohon dallimet, por i respekton ato

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit, duke vlerësuar gjuhën shqipe si shtyllë të identitetit kombëtar dhe kujtesës kolektive.

Në urimin me rastin e 22 Nëntorit, presidentja thekson se kjo datë tejkalon simbolikën e një jubileu historik, duke përfaqësuar vizionin kombëtar dhe vetëdijen për identitet të veçantë.

Ajo vlerëson se shqiptarët dhe gjuha shqipe kanë traditë të gjatë në jetën kushtetuese, politike, arsimore, kulturore, ekonomike dhe shoqërore të vendit.

“Detyra jonë e përbashkët është të ndërtojmë një shoqëri në të cilën uniteti nuk do t’i mohojë, por do t’i respektojë dallimet, duke i trajtuar ato si vlera të përhershme shoqërore”, thuhet në mesazhin e Siljanovska-Davkovës.

Presidentja shpreh dëshirën që 22 Nëntori të jetë jo vetëm ditë kujtimi dhe krenarie, por edhe motiv për arritje të reja arsimore, shkencore dhe kulturore në gjuhën shqipe.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments