Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit vendosi që komunës së Haraçinës t’i ndajë gjithsej 35 milionë denarë apo afërsisht 600 mijë euro për gjithsej 12 projekte.
Këto projekte janë nga seanca e 26-të në të cilën Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për rishpërndarjen e mjeteve në kuadër të projektit “100 milionë euro për komunat”. Me këtë vendim, Qeveria ka përcaktuar zyrtarisht se cilat projekte nga komunat janë të pranueshme dhe plotësojnë kriteret dhe shumën totale të mjeteve që do të marrë secila komunë individualisht.
Projektet me të cilat ka aplikuar dhe janë miratuar nga qeveria në komunën e Haraçinës janë si në vijim:
Ndërtimi i kanalizimit dytësor në Haraçinë (segmenti rrugor 94) – 514.601,00 denarë
Ndërtimi i kanalizimit dytësor në Haraçinë (segmenti rrugor 95) – 1.345.788,00 denarë
Ndërtimi i kanalizimit dytësor në Haraçinë (segmenti rrugor 25) – 1.851.370,00 denarë
Ndërtimi i kanalizimit dytësor në Haraçinë (segmenti rrugor 90)- 3.771.261,00 denarë
Ndërtimi i kanalizimit dytësor në Haraçinë (segmenti rrugor 6)- 556.653,00 denarë
Ndërtimi i kanalizimit dytësor në Haraçinë (segmenti rrugor 88)- 2.084.828,00 denarë
Ndërtimi i kanalizimit dytësor në Haraçinë (segmenti rrugor 93) – 1.472.218,00 denarë
Ndërtimi i kanalizimit dytësor në Haraçinë (segmenti rrugor 89) – 1.179.366,00 denarë
Ndërtimi i kanalizimeve atmosferike në rr. 14 në Haraçinë – 6.447.009,00 denarë
Ndërtimi i shtegut për këmbësorë dhe shëtitores me peizazhe hortikulturore në rr. 18 përgjatë Lumit të Mojanës, komuna e Haraçinë – 5.770.416,00 denarë
Ndërtimi i trotuarit dhe kanalizimeve atmosferike në rr. 10, Haraçinë – 6.839.722,00 denarë
Ndërtimi i kanalizimit dytësor në komunën e Haraçinës, Krahu 1- 2.468.024,00 denarë
Është e rëndësishme të theksohet se fondet shpërndahen në bazë të numrit të banorëve, gjë që rezulton në një shpërndarje të barabartë të fondeve në të gjitha bashkitë dhe qarqet. Sipas këtij kriteri, përkatësia etnike e popullatës shumicë në asnjë komunë nuk do të jetë shkak për mosshpërndarje të mjeteve.