Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dega Kumanovë, Huzeir Mustafi përmes reagimit në press konferencën e sotme ka demantuar shpifjet dhe tendencat e partisë opozitare BDI, e cila përmes keshilltarëve të saj komunal, tenton të hedh pluhur dhe të deformoj të vërtetat dhe faktet të cilët ditë më parë reaguan duke fajësuar përfaqsuesit e VLEN në pushtetin lokal se janë fajtorët për vendosjen e Konsullatës së Republikës së Serbisë në qytetin e Kumanovës.
Teksti nga press konferenca e Mustafit:
“Të nderuar përfaqsues te mediumeve, të nderuar qytetarë të Kumanovës dhe me gjërë
Përmes këtij reagimi shfrytëzoj rastin të demantoj shpifjet dhe tendencat e partisë opozitare BDI, e cila përmes keshilltarëve të saj komunal, tenton te hedh pluhur dhe të deformoj të vertetat dhe faktet.
Ata para disa ditëve reaguan duke na fajësuar neve si përfaqsues të VLEN ne pushtetin lokal se gjoja ne jemi fajatorët për vendosjen e Konzullates së Republikës se Serbisë në qytetin e Kumanovës.
Shfrytëzoj rastin të njoftoj opinionin por edhe perfaqsuesit e subjektit opozitar BDI- se mardhënjet diplomatike nuk I vendos as një kryetar komune, e as një këshill komunal, por të njejtat vendosen përmes ministrive te jashtme të dy shteteve.
Ne rastin konkret personi ne fjale Vladimir Staiç ka fituar titullin konsull nderi nga Ministri I jashtem I Sërbisë Ivica Daçiç dhe të njejtin e ka pranuar qeveria e kaluar e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes ministrit të punëve të jashtme Bujar Osmani, i cili po të njejtën kërkesë e ka adresuar deri te qeveria, duke kërkuar që të njejtën ta miraton, kështu që Vladimir Staiç është pranuar si konsull nderi me propozim të ministrit Ivica Daçiç dhe me pranim te Ministrit të BDI-së, Bujar Osmani, dhe çdo spekulim tjetër në opinion është tentim i radhës nga BDI për të manipuluar dhe për ti fshehur të metat dhe veprat me të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha gjatë dy dekadave qeverisje.
Ju ftoj që permes kamerave tuaja ti filmoni fotografitë e që janë fakte dhe dëshmi e reagimit tonë.“, përfundoi Mustafi.