Kryetari i ASH-së, dhe njëherit ministrit i Shëndetësisë, Arben Taravari, i ftuar sonte në Click Plus, TV21, tha që duhet të qartësohet e të thuhet shpesh herë që BDI nuk ka fituar zgjedhjet që nga viti 2011, por që si pasojë e përçarjes në kampin opozitar BDI ateronte në pushtet.

“Ahmeti i humb zgjedhjet nga viti 2011. Që nga atëherë opozita ka pasur shumë me shumë vota se BDI. Por mos bashkimi i opozitës i ka mundësuar BDI-së të bëhet pjesë e pushtetit. Ai kishte mekanizma të instaluar që pamundësonte bashkimin e opozitës”, tha Taravari në TV21.

Ai mes tjerash potencoi që humbjet e njëpasnjëshme të BDI-së janë dëshmi që shqiptarët nuk pranonin politikbërjen e kësaj partie, por nga zgjedhjet rezultonte një imponim i padëshirueshëm politik.