WhatsApp sapo ka lançuar një opsion të ri për përdoruesit e Apple. Tanimë mund të ruani në një vend të posaçëm të gjitha mesazhet që ju nisni t’i shkruani, por nuk i përfundoni dot në moment.

“Draft message” ju jep mundësinë t’ rishikoni të shkëputura nga lista e bisedave. Pritet që ky opsion të shfaqet javët e ardhshme.

Sipas WABetaInfo, ky opsion synon të ndihmojë përdoruesit të menaxhojnë bisedat e ndërprera në mënyrë më efektive, duke minimizuar shanset që mesazhet të mos dërgohen. Me etiketën “Draft”, përdoruesit nuk kanë më nevojë të kontrollojnë manualisht çdo bisedë për tekste të papërfunduara, një proces që shpesh çon në mesazhe të anashkaluara.

Në vend të kësaj, treguesi i ri ofron një qasje të efektshme për të mbajtur gjurmët e bisedave të lëna përgjysmë. Përditësimi, synon të përmirësojë organizimin e përdoruesve dhe të sigurojë që mesazhet e rëndësishme të harrohen më pak, në mes të rutinës së ngarkuar.