E hënë, 21 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniTentim për vrasje në Gostivar, Prokuroria nisi hetimet dhe kërkoi paraburgim për...

Tentim për vrasje në Gostivar, Prokuroria nisi hetimet dhe kërkoi paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një të dyshuarit për vepër penale – Tentim vrasje. Më 22 nëntor, me një pistoletë të cilën e posedonte pa leje, i dyshuari ka tentuar t’i marrë jetën një personi i cili kishte ardhur në dyqanin e tij për autopjesë për riparimin e automjetit, transmeton Potalb.mk.

“Mes tyre ka lindur një mosmarrëveshje verbale lidhur me riparimin, pas së cilës viktima e ka shtyrë të dyshuarin në drejtim të automjetit për ta detyruar që ta riparojë. Mirëpo, i dyshuari ka hyrë në shtëpi dhe i revoltuar ka marrë pistoletën “Zastava” 7,65 mm që e posedonte pa autorizim dhe ka gjuajtur në drejtim të viktimës, por nuk e ka goditur, ndërsa plumbi ka përfunduar në derën e automjetit”, thonë nga Prokuroria.

Meqenëse ekzistojnë bazat ligjore, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Gostivar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments