Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi gjatë ditës së sotme do të qëndroj për vizitë në Republikë e Kosovës ku do të pritet nga homologu i tij, Glauk Konjufca.
Sipas njoftimit, në orën 9:25 bëhet pritja ceremoniale në hyrjen e Kuvendit të Kosovës, ndërkaq në orën 9:30 do të ketë takim kokë me kokë mes Gashit dhe Konjufcës.