Një vit nga vrasja e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, vazhdon gjykimi ndaj 5 personave të akuzuar

Date:

Ka kaluar një vit nga vrasja e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska. Ajo më 27 nëntor të vitit 2023, ishte rrëmbyer para shtëpisë së saj në orën 7:30 të mëngjesit, e më pas dy orë më vonë është vrarë brutalisht në afërsi të fshatit Brazdë. Policia e ka gjetur trupin e saj pak ditë më vonë, më 3 dhjetor. Një vit më vonë, në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi i pesë personave të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e saj – i akuzuari i parë Ljupço Palevski Palço, kryetar i partisë politike Desna, tre bashkëpunëtorët e tij, Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vlatko Keshishev, si dhe babai i saj Aleksandar Gjorçevski, i cili akuzohet se ka ndihmuar gjatë rrëmbimit. Vrasësit e akuzuar të krimit brutal mund të përballen me burgim të përjetshëm nëse prokuroria e vërteton krimin, ndërsa Aleksandrit i kanoset burgim një dekadë. /Alsat.mk

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Burberry is the First Brand to get an Apple Music Channel Line

Find people with high expectations and a low tolerance...

For Composer Drew Silva, Music is all About Embracing Life

Find people with high expectations and a low tolerance...

Pixar Brings it’s Animated Movies to Life with Studio Music

Find people with high expectations and a low tolerance...

Concert Shows Will Stream on Netflix, Amazon and Hulu this Year

Find people with high expectations and a low tolerance...