Deputeti i koalicionit VLEN nga radhët e ASH-së, Halil Snopçe, në një lidhje direkte për ATV Kosovë tha se edhe përkundër faktit që 28 Nëntori nuk është festë zyrtare në Maqedoninë e Veriut akoma, nuk ka institucion që udhëhiqet nga shqiptarët që nuk ka kremtuar këtë festë duke filluar nga shkolla e gjithkund tjetër.

“Në gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut mbizotëroi koreografia shqiptare, pra edhe pse nuk akoma nuk është festë zyrtare nuk ka pasur institucion që udhëhiqen nga shqiptarët duke filluar nga shkollat e tutje që nuk kanë festuar 28 Nëntorin. Me plisa në kokë, me shqiponjën dy krenare, me veshje të ndryshme, me shfaqje të ndryshme kulturore artistike nëpër shkolla, çerdhe e sheshe gjithkund është festuar kjo festë madhështore”, tha Snopçe.

Ai mes tjerash tha se ka pasur organizime të jashtëzakonshme si ngjarje kulturore në Tetovë, Gostivar, Çair, Manastir të financuar nga Qeveria e kudo tjetër. Pra, sipas Snopçes kësaj radhe është festuar masivisht.