E mërkurë, 2 Prill, 2025
Google search engine
BallinaLajmeMaqedoniE kishte vjedhur një veturë në Xhepçisht në oborrin e një shtëpie,...

E kishte vjedhur një veturë në Xhepçisht në oborrin e një shtëpie, arrestohet 44-vjeçari nga Tetova

Më 02.12.2024, në ora 13:30, në rrugën “Van Vardarska” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë arrestuan E.M. (44) nga Tetova.

Tek ai u gjet një automjet tip “Opel Zafira” me targa të Tetovës, pronë e H.M. (62) nga fshati Xhepçisht, i cili të njëjtën ditë, rreth orës 09:00, kishte raportuar se automjeti i ishte marrë nga oborri i shtëpisë së tij familjare në fshatin Xhepçisht.

Automjeti i marrë iu kthye pronarit, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments