Me datë 04.12.2024 në ora 13:30 në DPB Gostivar, J.S. (19) nga Gostivari ka raportuar se me datë 29.11.2024 rreth orës 00:30, pas një debati të shkurtër në shtëpinë e tyre familjare në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga vjehrra dhe bashkëshorti i saj, të cilët më pas ia kanë marrë foshnjën dhe e kanë dërguar tek prindërit e saj, derisa e kanë kërcënuar që të mos e kërkonte më fëmijën.

Sipas raportit të Policisë, po merren masa për zbardhjen e rastit./ Alsat.mk