Bashkimi Evropian do të shprehë “keqardhje të thellë” që Serbia nuk ka ndërmarrë veprime të mjaftueshme ndaj autorëve të sulmeve të vitit të kaluar në veri të Kosovës.
Në draftin e konkluzave të Këshillit të Përgjithshëm të BE-së, kushtuar Serbisë, kërkohet nga Serbia që “urgjentisht” të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për dhunën në veri të Kosovës sikur në maj ashtu edhe atë në shtator, kur ndodhi sulmi në Banjskë.
Siç merr vesh RTK në draftin që pritet të miratohet, dënohen fuqishëm sulmet që ndodhën në maj dhe shtator, ndërsa nënvizohet domosdoshmëria për llogaridhënie të plotë.
Këto konkluza do i miratojnë fillimisht ne mes te dhjetorit, ministrat evropian për Evropë, e më pas edhe liderët e shteteve anëtare të BE-së në samitin që do mbahet në fund të dhjetorit.
Bëhet fjalë për pako të konkluzave për zgjerim të cilat miratohen gjithmonë në fund të vitit.
Edhe dialogu zënë vend të rëndësishëm tek konkluzat e sivjetme e ku nga Serbia kërkohet që të respektojë detyrimet e dialogut sikur secilin obligim tjetër nda BE-së.
Gjithashtu në draftin e konkluzave përmendet domosdoshmëria e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit dhe përparimit drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare.
Këshilli i Bashkimit Evropian do kërkoj nga Serbia të iniciojë njohjen e simboleve të Kosovës paralelisht me kërkesën drejtuar Prishtinës zyrtare për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. /RTK/