Nga Furkan SALIU
Prej vitit 2001, 20 vjet ke pas mundësi me kriju kuadro, me forcu arsimin, shëndetësinë publike, me i forcu komunat pas decentralizimit, me promovu fytyra të reja brenda partisë që do të jenë zë i fuqishëm edhe në kohëra të vështira… Çka ke bë ti?
Ke kriju milionerë prej çobanëve (pa dashur ti ofendoj çobanët e ndershëm) duke i lejuar të vjedhin. Njerëz që haber se kanë çfarë do të thotë përgjegjësia kombëtare dhe publike.
Ke kriju profesor e arsimtarë që prioritet e kanë pas të fitojë partia për ta mbajt pozitën që të marrë ryshfet për notë ose të mbetet drejtor.
Në kryesi të partisë ke mbajt afër njerëz të dëgjueshëm që thonë amin për gjithçka me qëllim që mos të kontestojnë lidershipin.
Gjysma prej tyre ta kanë kthy shpinën edhe janë bashkuar me strukturë tjetër politike edhe të kanë dërguar në opozitë.
Sot nëpër debate televizive opozitën mundohen ta luajnë pijanec që janë ligav para teje vetëm për një gotë whiskey pas emisionit.
Betejën politike ta bëjnë persona të inkriminuar që kush e di se për kënd punojnë.
Qe sa kohë eksponentëve të BDI-së ju them se do të bëheni viktime e sistemit që vet e keni krijuar… Dhe ja, po bëheni. E kjo është vetëm fillimi.