Moti sot me vranësira dhe i ftohtë, me reshje shiu dhe dëbore në vendet më të ulëta, ndërsa në male dhe viset me të larta me reshje dëbore. Reshjet do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore ku nëpër male do të rritet shtresa e dëborës, ndërkohë që shtresë më e ulët e dëborës do të formohet në disa vende më të ulëta.

Do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor, ndërsa në mbrëmje nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 2 deri në 7 gradë.