“Sot, në kuadër të përgjegjësive tona, kam përcaktuar arsimtarin shumëvjeçar të SHFK „Dervish Cara” në Pallçisht, z. Jusuf Vejseli, si ushtrues detyre të drejtorit të shkollës”, ka njoftuar kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, në Facebook.
Në kuadër të këtij procesi, ai ka falenderuar ish-drejtoreshën për kontributin, ndërsa u.d drejtorit të ri, i ka uruar suksese në ushtrimin e detyrës.
“Me këtë rast, falënderoj drejtoreshën e deritanishme për kontributin dhe angazhimin e saj gjatë mandatit të përfunduar.
Jusuf Vejselit i uroj shumë suksese në ushtrimin e detyrës, me besimin se do të vazhdojë të punojë me përkushtim në të mirë të shkollës, nxënësve dhe stafit arsimor!”, ka shkruar, ai.

