MPB Maqedoni njofton se dje (14.01.2025) në ora 19:30 në Shkup, në zonën Qendër, zyrtarë policorë të Njësisë për Trafikim të Kundërligjshëm të SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.T (30) nga Shkupi për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

– Advertisements –

“Më pas, pasi janë marrë masa shtesë, zyrtarë policorë nga Njësia për Trafikim të Kundërligjshëm në SPB Shkup, me urdhër të gjykatës kanë kryer bastisje në shtëpinë e të pandehurit në komunën e Aerodromit, gjatë së cilës u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë, farat e kanabisit, një peshore digjitale, një lëndë me gunga të bardha, tableta, një pistoletë “Zoraki M 906″ me kornizë, para dhe sende të tjera”.

“Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës nga neni 215 dhe neni 396 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.