8 C
Tetovo
E martë, 6 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFetai: Anti-korrupsioni ka hapur lëndë për Skender Asanin! Të hetohen dyshimet për...

Fetai: Anti-korrupsioni ka hapur lëndë për Skender Asanin! Të hetohen dyshimet për abuzime!

Zv.kryeministri Arben Fetai ka njoftuar se ndaj drejtorit të ITSHKSH-së, Skender Hasani, është hapur lëndë nga Komisioni për Anti-korrupsion, pas raportimeve në media për abuzime financiare dhe nepotizëm, në institucionin që drejton, shkruan gazeta LAJM.

Fetai, u bëri thirrje institucioneve kompetente që t’i hetojnë të gjitha këto dyshime të ngritura në media.

“I kemi lexuar fatkeqësisht raportimet mediatike, para festave. Unë personalisht i kam ndjekur raportimet me shqetësim aty ka dyshime për abuzime të mëdha financiare, konflikte interesi, nepotizëm dhe disa dyshime tjera, që kanë bërë që komisioni për anti-korrupsion i shtetit ka hapur lëndë kundër drejtorit të institutit”, tha mes tjerash Fetai.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments