Man. Siti thuhet se po përgatit një ofertë shumë të lartë për të bindur Barcelonën që të lirojë sulmuesin e tyre brazilian, Rafinja. Pep Guardiola është i interesuar për të bërë ndryshime të rëndësishme në skuadrën e tij për sezonin e ri dhe tashmë ka etiketuar disa objektiva.
Sipas mediumit “Todofichajes”, Man. Siti është i interesuar për nënshkrimin e sulmuesit anësor të Barcelonës. “Qytetarët” thuhet se janë të përgatitur të ofrojnë plotë 100 milionë euro për yllin brazilian. Raporti sugjeron se Arsenali dhe Çellsi po monitorojnë gjithashtu 28-vjeçarin, por një ofertë kaq e rëndësishme nga Siti mund të pengojë klubet e tjera.
Ndryshe, Rafinja ka qenë në formë mbresëlënëse këtë sezon, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë 11 asistime në 30 ndeshje për Barcelonën.