“Indikacionet fillestare flasin për një lidhje të mundshme me faktin se prokurori publik është duke vepruar në dy raste të ndjeshme në të cilat aktualisht është duke ndërmarrë intensivisht veprimet hetimore. Autoritetet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve”, thonë nga PThP.

“Autoritetet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve”, theksohet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndryshe, prokurori shtetëror, Lupço Kocevski njoftoi se është zgjeruar procedura hetimore për rastin e njohur si “Aditiv”. Kocevski tha se janë arrestuar 8 persona nga Manastiri, Kërçova dhe Velesi, ndërsa po hetohet edhe një person juridik.