Të rinjtë dhe të rejat e Çairit, sot, Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsit e kaluan me një aktivitet të veçantë. Ata dhuruan 150 lule për pacientet gra dhe vajza që gjindeshin në ambientet e Qendrës klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

Ky akt i rinisë së FRASH sadopak solli gëzim dhe ua zbuti dhimbjen duke atyre krijuar njëkohësisht festë gëzimi të shoqëruar me buzëqeshje, mirënjohje dhe respekt të dyanshëm.