Zëvendësuesi i mbrojtësit Virxhil van Dijk te skuadra e Liverpullit do të vijë nga Bundesliga. Javët e fundit, Liverpool ka bërë lëvizje për të gjetur një zëvendësues të denjë për holandezin, të cilit i skadon kontrata me “The Reds” më 30 qershor.
Siç raportohet nga “Sport Bild”, Niko Shloterbek, qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund, është zgjedhja numër një nga drejtuesit e Liverpullit. Gjithsesi, për skuadrën angleze nuk do të jetë e lehtë të marrë 25-vjecarin.
Çmimi minimal i kërkuar nga Borussia Dortmund për lojtari n është 50 milionë euro, duke pasur parasysh se gjermani aktualisht ka një kontratë që skadon në verën e vitit 2027.
Në rast s ekjo marrëveshje dështon, “The Reds” ka edhe një alternativë. Ai është Horrel Hato, mbrojtësi i Ajaksit, me kontratë deri në vitin 2028 me skuadrën holandeze. Ky i fundit ndiqet edhe nga Real Madridi, por çmimi fillestar është 30 milionë euro.