Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar qytetarët e besimit të krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke theksuar mesazhin e kësaj feste si simbol të shpresës dhe ripërtëritjes shpirtërore.
Në urimin e tij, Gashi nënvizon rëndësinë e vlerave universale që bashkojnë një shoqëri – respekti i ndërsjellë, solidariteti dhe mirësia njerëzore – si shtylla të një bashkëjetese të shëndoshë dhe përparimtare.
Urimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ju uroj festat e Pashkëve.
Mesazhi i Pashkëve është një mundësi për t’u kujtuar sërish se vlerat e përbashkëta si respekti i ndërsjellë, solidariteti dhe mirësia njerëzore janë thelbësore për përparimin e çdo shoqërie.
Të gjithëve ju uroj paqe, shëndet dhe mirëqenie dhe që Pashkët t’i kaloni në ngrohtësi dhe dashuri me të dashurit tuaj.”