Policia suedeze është në ndjekje të një ose më shumë autorëve të një sulmi me armë zjarri që ndodhi të martën pasdite në sheshin Vaksala, pranë stacionit qendror të qytetit Uppsala. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, kur një person i armatosur mbërriti me një skuter elektrik dhe hapi zjarr pranë hyrjes së një salloni flokësh.
Tre persona humbën jetën në vendngjarje, konfirmoi policia në një deklaratë të dhënë në orën 19:25. Identiteti i viktimave ende nuk është bërë i ditur dhe familjet e tyre nuk janë njoftuar.
Zona përreth u izolua nga policia, ndërsa u pezullua përkohësisht edhe qarkullimi rrugor dhe hekurudhor. Në operacionin për kapjen e autorit është përfshirë edhe një helikopter policie.
Ngjarja ndodhi në prag të festimeve të Valborgut, një nga ngjarjet më të mëdha studentore të vitit në Uppsala.
Ministri i Drejtësisë, Gunnar Strömmer, e cilësoi sulmin si “jashtëzakonisht serioz” dhe konfirmoi se është në kontakt të ngushtë me autoritetet policore për të ndjekur hetimet.
Dëshmitarë të ngjarjes raportuan se dëgjuan deri në nëntë të shtëna. Njëri prej tyre tha: “E pashë të vinte nga një cep dhe më pas nisi të shtinte. Vrapova drejt sallës së koncerteve për t’u fshehur. Kur u ktheva, gjithçka ishte kaos.