Arben Taravari përballet me një zgjedhje vendimtare të mbështesë qeverinë që synon reforma dhe transformim institucional, ose të kthehet te koalicioni që ka minuar besimin e qytetarëve.
Me guximin e tij për të mbështetur opozitën shqiptare një vit më parë, Taravari ka treguar se është një figurë e gatshme të marrë vendime të vështira për të sjellë ndryshime pozitive dhe është kyç për ruajtjen e integritetit të qeverisë.
Largimi i tij do të rrezikonte proceset reformuese. Prandaj, ai duhet të vazhdojë të mbetet pjesë e qeverisë për të siguruar një të ardhme të reformuar për Maqedoninë e Veriut.
Pa Taravarin dhe përfaqësuesit e tij, kjo qeveri do të humbiste kuptimin politik dhe legjitimitetin moral. Ajo nuk do të përfaqësonte më shumicën e shqiptarëve, dhe çdo përpjekje për ta mbajtur artificialisht në pushtet do të ishte një mashtrim ndaj qytetarëve të këtij vendi.