8 C
Tetovo
E shtunë, 17 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKasami takim miqësor me homologun austriak në Horn

Kasami takim miqësor me homologun austriak në Horn

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë vizitës së tij në Austri, zhvilloi një takim miqësor dhe të frytshëm me kryetarin e Komunës së Hornit, Gerhard Lentschig.

Gjatë takimit, u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy komunave, me fokus në shkëmbimin e ideve dhe realizimin e përbashkët të projekteve që synojnë zhvillimin ekonomik lokal në Tetovë dhe Horn.

Kryetari Lentschig vlerësoi kontributin e diasporës shqiptare në Austri, duke e cilësuar atë si të çmuar për proceset lokale dhe kombëtare në vendin mikpritës.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërkomunale dhe përfshirjes aktive të diasporës në zhvillimin e qëndrueshëm të vendlindjes.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments