8 C
Tetovo
E enjte, 3 Korrik, 2025
BallinaLajmeFetai: 2 Korriku, themeli i shtetësisë së Kosovës, nderim për guximin e...

Fetai: 2 Korriku, themeli i shtetësisë së Kosovës, nderim për guximin e delegatëve të vitit 1990

Sot shënohet 35-vjetori i një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës, shpallja e Kosovës si njësi e pavarur brenda Federatës së atëhershme Jugosllave, nga delegatët e Kuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990.

Ky akt historik, i njohur si Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, shënoi hapin e parë drejt vetëvendosjes dhe shtetformimit të Kosovës, duke hapur rrugën për miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 7 shtator 1990 në Kaçanik dhe organizimin e referendumit për pavarësi e sovranitet në shtator të vitit 1991.

Në përvjetorin e kësaj date simbolike, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka shprehur mirënjohjen e tij për delegatët e asaj kohe:
“Në 35-vjetorin e këtij akti historik, shprehim nderim dhe mirënjohje të thellë për delegatët e asaj kohe, të cilët me guxim dhe vizion ndërtuan themelet e shtetësisë së Kosovës”.

Deklarata e 2 Korrikut mbetet një pikë kthese në historinë e vendit dhe një kujtesë për aspiratat dhe sakrificat e popullit të Kosovës për liri, barazi dhe shtet të pavarur

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments