Në një vit pune intensive, Drejtoria e Doganave ka shënuar rezultate të rëndësishme në rritjen e të ardhurave shtetërore, forcimin e kontrollit kufitar dhe zbatimin e reformave strategjike për integrim në BE.
Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, theksoi rëndësinë e këtij progresi në deklaratën e tij gjatë prezantimit vjetor:
“Dogana po shndërrohet në një institucion modern dhe funksional, që jo vetëm mbledh të ardhura për shtetin, por garanton edhe sigurinë ekonomike dhe ligjore në kufi. Brenda një viti kemi vendosur themele të forta për një rritje të përshpejtuar ekonomike dhe integrim të shpejtë europian.”
Drejtoria arkëtoi 2 miliardë euro, ose 105 milionë më shumë se një vit më parë, ndërsa përmes sektorit të hetimeve janë ngritur 181 kallëzime penale për krime ekonomike dhe kontrabandë.
“Kemi ndërtuar partneritete të reja me institucionet hetimore dhe gjyqësore, sepse lufta kundër krimit të organizuar është përgjegjësi kombëtare,” – shtoi Dauti
Ai theksoi edhe rolin e Ligjit të ri Doganor, i cili tashmë është hartuar dhe do të sjellë një sistem më efikas, digjital dhe të përshtatur me standardet e BE-së.
“Projekti prej 24.4 milionë euro që po zbatohet do të përshpejtojë integrimin e doganës sonë në tregun e përbashkët evropian. Ky nuk është vetëm një projekt teknik, por një garanci për transparencë dhe zhvillim të qëndrueshëm,” – theksoi Dauti.
Në përmbyllje të ngjarjes, Drejtoria i dorëzoi Plaketë me çmim nderi kryeministrit Hristijan Mickoski, si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e vazhdueshme institucionale.