Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka nisur inspektime të shtuara në gjithë vendin për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve gjatë temperaturave ekstreme.
Nga 23 deri më 26 korrik 2025, punëdhënësit duhet të:
• Përjashtojnë nga puna gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç;
• Lejojnë punën në distancë dhe orarin fleksibël;
• Ndalohet puna në diell nga ora 11:00–17:00.
Punëdhënësit që nuk respektojnë masat do të përballen me gjoba dhe sanksione.
“Punëtorët janë prioriteti ynë,” thekson Ministria.