8 C
Tetovo
E shtunë, 2 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKandidati i VLEN për Haraçinën, Daut Beqiri: Po vij me zemër, me...

Kandidati i VLEN për Haraçinën, Daut Beqiri: Po vij me zemër, me plan, me dorëza pune dhe me respekt

Daut Beqiri, kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Haraçinës, ka shprehur falënderimin e tij ndaj kryesisë së koalicionit për besimin që i është dhënë, duke e cilësuar kandidimin si një “barrë të shenjtë që duhet bartur me nder dhe përkushtim”.

“Nuk premtoj mrekulli, por betohem për përkushtim! Haraçina është më shumë se një vendbanim. Është plagë dhe krenari, kujtim dhe projekt, gur që mban histori dhe qiell që pret të ndriçojë të ardhmen tonë,” ka shkruar Beqiri.

Në postimin e tij, ai theksoi se Haraçina ka bërë hapa të mëdhenj drejt zhvillimit, duke u shndërruar “nga vatër lufte në vatër dijeje”, por shtoi se “rruga është e gjatë dhe punët që duhen bërë janë të mëdha”.

Beqiri premtoi angazhim për arsim më cilësor, infrastrukturë më të denjë dhe mbështetje për të rinjtë dhe të moshuarit, duke u zotuar se ndryshimi do të vijë me “punë, përulësi dhe vendosmëri”.

“Po vij me zemër, me plan, me dorëza pune dhe me respekt. Nëse ma jepni këtë mundësi, do t’ju dëshmoj se ndryshimi nuk është fjalë, por vepër. Zoti e bekoftë Haraçinën dhe njerëzit e saj të mirë!”, përfundoi ai.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments