8 C
Tetovo
E shtunë, 10 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniPolici që dhunoi të rinjtë shqiptarë ishte punësuar gjatë qeverisjes së BDI-së

Polici që dhunoi të rinjtë shqiptarë ishte punësuar gjatë qeverisjes së BDI-së

Prononcimi i sotëm i gazetares Liridona Vejseli ka sjellë detaje të reja lidhur me rastin e dhunës ndaj dy të rinjve, i cili ndodhi ditë më parë. Sipas deklarimit të saj, polici të cilit dyshohet se i kishte rënë pistoleta në veturën e të rinjve dhe që më pas dyshohet se ushtroi dhunë ndaj tyre, ishte shqiptar.

Siç bëhet e ditur, polici në fjalë është punësuar gjatë periudhës kur Bashkimi Demokratik për Integrim ishte në pushtet.

Ndërkohë, ndaj tij dhe kolegëve të tij është hapur hetim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, lidhur me dyshimet për dhunën e ushtruar.

Pas deklaratës së Liridona Vejselit e cila thekson se rasti nuk duhet të interpretohet si një konflikt ndëretnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve, pasi, sipas saj, përkatësia etnike e policëve të përfshirë nuk e mbështet një interpretim të tillë, rasti ka nxitur edhe reagime politike për mënyrën se si po trajtohet ngjarja në debatin publik.

Në këtë kontekst, kritikët thonë se BDI-ja po e shfrytëzon rastin politikisht për të sulmuar VLEN-in, ndërkohë që policin që ka ushtruar dhunë ndaj të rinjve shqiptarë, e ka punësuar vetë kjo parti.

Hetimi i MPB-së pritet të sqarojë rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësinë e personave të përfshirë.gjurmë.info/

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments