8 C
Tetovo
E shtunë, 2 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMuhamed Elmazi shpall kandidaturën për kryetar të Sarajit: Do të jem zëri...

Muhamed Elmazi shpall kandidaturën për kryetar të Sarajit: Do të jem zëri i Sarajit dhe i gjithë Dërvenit

Muhamed Elmazi, kandidati i koalicionit VLEN, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Sarajit, duke theksuar se kjo është një detyrë që e merr me përgjegjësi të madhe.

“Nuk jam këtu me u dukë. Jam këtu sepse më është besu një detyrë e madhe, të jem zëri i Sarajit dhe i gjithë Dërvenit. E njoh këtë vend prej jetës, prej përditshmërisë, prej halleve që i kam ndjerë vetë. S’kam nevojë me pyet ku janë problemet, sepse i njoh se i kam përjetu,” deklaroi Elmazi.

Ai tha se nuk do të premtojë mrekulli, por do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve: “Do të jem gjithmonë këtu për ju. Për t’ju dëgju, për t’ju dalë në krah, dhe për mos me u fsheh kur të ketë nevojë. Tash jemi bashkë në këtë rrugëtim, për një komunë që punon për qytetarin, jo për vete.”

Në fund, ai falënderoi liderët e VLEN – Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Zeqirija Ibrahimi dhe Arben Fetai – për mbështetjen në këtë garë, duke nënvizuar se ky është një hap drejt ndërtimit të një Saraji më të drejtë dhe më afër qytetarëve.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments