Opozita shqiptare po shpërfaq çdo ditë më shumë krizën e saj të brendshme dhe mungesën e kohezionit elementar. Dje, krahu i Selës nga Aleanca për Shqiptarët shpalli kandidatët për zgjedhjet lokale duke u rreshtuar nën emrin “Fronti Europian”, ndërkohë që vetëm disa ditë më parë, krahu i Taravarit përdori emërtimin “Aleanca Kombëtare për Integrim” për të promovuar kandidatët e vet.
Një koalicion, dy emra, dy realitete të ndryshme! Ky dualizëm emërtimesh nuk është lapsus politik, por dëshmi e ndarjeve të thella dhe mospajtimeve të skajshme që po e përçajnë bërthamën e asaj që dikur tentonte të paraqitej si “front i bashkuar”.
Përballë syve të qytetarëve, po shfaqet një opozitë e fragmentuar, e paqëndrueshme dhe me agjenda të ndryshme, ku secili grupim mundohet të mbijetojë politikisht duke shpikur “fronte” të reja dhe “aleanca” fiktive për të kamufluar mungesën e përmbajtjes dhe vizionit.
Kjo është kokëdhimbja reale e Ali Ahmetit, lideri i një strukture që po i shpërbëhet ndër duar dhe që nuk arrin dot as të unifikojë emrin e koalicionit, e lëre më qëndrimet politike.
Ndërkohë që qytetarët presin zgjidhje për problemet e tyre reale, “Fronti Europian” përplaset me “Aleancën Kombëtare për Integrim” në betejën për muskuj, duke prodhuar më shumë konfuzion sesa vizion.
VLEN vazhdon të jetë alternativa serioze, e bashkuar dhe me vizion të qartë për të ardhmen. Ndërsa opozita, edhe vetë nuk e di se si quhet sot.