8 C
Tetovo
E enjte, 28 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniGostivari drejt zgjedhjeve të 19 tetorit: Nga historia e qeverisjes lokale te...

Gostivari drejt zgjedhjeve të 19 tetorit: Nga historia e qeverisjes lokale te sfida e re me Sebaedin Dautin

Gostivari, një nga qytetet kryesore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ka kaluar nëpër periudha të ndryshme qeverisjeje që nga shpallja e pavarësisë. Historia e kryetarëve të komunës pasqyron qartë jo vetëm betejat politike, por edhe mënyrën se si është menaxhuar buxheti dhe zhvillimi i qytetit. Sot, ndërsa afrohen zgjedhjet e 19 tetorit, qyteti ndodhet përballë një zgjedhjeje të rëndësishme: të mbetet peng i borxheve dhe keqmenaxhimit, apo të hapë një kapitull të ri me figurën e respektuar të Sebaedin Dautit.

Epoka e Rufi Osmanit – shembulli i ndershmërisë

Emri i Rufi Osmanit lidhet ngushtë me një periudhë të artë të menaxhimit komunal. I njohur për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, Osmani e mori komunën me borxhe nga paraardhësi Nevzat Bejta, por arriti ta stabilizojë buxhetin dhe ta lërë Gostivarin pa borxhe. Ai nuk e keqpërdori paranë publike, nuk u pasurua në kurriz të qytetarëve dhe u kujtohet si lider vizionar që punoi vetëm për interesin e përgjithshëm. Sot, qytetarët shpesh e krahasojnë çdo kryetar pas tij me këtë standard të lartë.

Nevzat Bejta – rikthim me ndihmën e pushtetit

Rikthimi i Nevzat Bejtës pas periudhës së Osmanit u mundësua nga përkrahja e partive maqedonase dhe mekanizmave të pushtetit qendror. Megjithatë, kjo periudhë solli rënie të standardeve të menaxhimit financiar dhe të organizimit të jetës komunale, duke e larguar Gostivarin nga modeli i qeverisjes së ndershme.

Arben Taravari – nga shpresa në zhgënjim

Kur në krye të komunës erdhi Arben Taravari, shumë qytetarë panë një shpresë të re. Por shpejt realiteti ndryshoi.

Në mandatin e tij të parë, borxhi i vogël i trashëguar u shumëfishua.

Në mandatin e dytë, ai praktikisht e braktisi Gostivarin, duke e lënë qytetin pa investime, të mbuluar me mbeturina, me qentë endacakë dhe me borxhe të reja rekord.

Për më tepër, një grup i vogël rreth tij u pasurua në mënyrë marramendëse përmes tenderëve të dyshimtë, ndërsa qytetarët panë vetëm degradim.

Zhgënjimi brenda strukturave të Aleancës për Shqiptarët u shtua pas ndarjes me Ziadin Selën dhe kulmoi kur Taravari braktisi VLEN-in për t’u rreshtuar përkrah Ali Ahmetit – një akt që në Gostivar, qytet tradicionalisht kritik ndaj BDI-së, u perceptua si tradhti e hapur politike.

Valbon Limani – intelektual në mes të interesave të ngushta

Në këtë skenë del edhe figura e Valbon Limanit, i cili shihet si intelektual i urtë dhe i përgatitur. Por misioni i tij shihet si i pamundur, pasi është i rrethuar nga interesa të ngushta që prej kohësh kanë rrjepur buxhetin e qytetit përmes tenderëve të dyshimtë. Ky realitet e bën të vështirë çdo përpjekje të tij për ndryshim.

Visar Ademi – kandidaturë e pavarur me shanse të pakta

Në garë hyn edhe Visar Ademi, një figurë e respektuar në qytet, i njohur si intelektual dhe i afërt me rininë. Megjithatë, kandidatura e tij mbetet e kufizuar për shkak se ai nuk ka mbështetjen e asnjë partie politike. Për më tepër, perceptimi i afërsisë së tij me ish-rrymat e LSDM-së ia zvogëlon edhe më shumë mundësitë për të fituar, pasi një pjesë e madhe e elektoratit shqiptar në Gostivar nuk e shohin me besim këtë lidhje. Për këtë arsye, Ademi shihet më shumë si një kandidat dytësor sesa si alternativë reale për kryetar komune.

Sebaedin Dauti – shpresa e re e Gostivarit

Në këtë sfond të ngarkuar me zhgënjim, borxhe dhe eksperimente të dështuara, zgjedhjet e 19 tetorit sjellin një shans real për ndryshim. Koalicioni VLEN vjen me kandidaturën e Sebaedin Dautit, një intelektual të urtë dhe të respektuar, që për dekada ka shërbyer qytetarëve të Gostivarit.
Dauti përfaqëson ndershmëri, profesionalizëm dhe përkushtim. Ai nuk është pjesë e klaneve të tenderëve dhe nuk bart mbi vete barrën e dështimeve të së kaluarës. Kandidatura e tij shihet si e vetmja mundësi për t’i kthyer Gostivarit dinjitetin, për ta nxjerrë nga borxhet dhe për ta orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Mesazhi i qartë për qytetarët

Gostivari nuk mund të mbetet më peng i borxheve, mbeturinave dhe tradhtive politike. Qyteti meriton një kryetar që punon për qytetarët, jo për xhepat e një grushti njerëzish.
Më 19 tetor, zgjedhja është e qartë: Sebaedin Dauti dhe VLEN janë rruga e vetme për ta ringritur Gostivarin.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments