8 C
Tetovo
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMurtezani: Reformat në gjyqësor, themeli i integrimit evropian

Murtezani: Reformat në gjyqësor, themeli i integrimit evropian

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mori pjesë në seancën konstituive të Këshillit për monitorimin e reformave në gjyqësor.
Murtezani theksoi se kjo seancë nuk është vetëm formalitet, por garancë se reformat do të maten përmes rezultateve konkrete, e jo vetëm përmes dokumenteve.

“Reformat në sistemin gjyqësor janë themeli i procesit të integrimit tonë evropian. Pa gjyqësor të pavarur dhe të drejtë, nuk ka përparim drejt Unionit Evropian”, tha ministri.

Ai shtoi se qëllimi kryesor është ndërtimi i një sistemi gjyqësor profesional, të pavarur dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët. “Përmes këtij Këshilli, po e përshpejtojmë ritmin e reformave dhe po ndërtojmë sistem i cili do ta rikthejë besimin në drejtësi”, theksoi Murtezani.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments