Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë njëherazi një nga krerët e VLEN, Arben Fetai ka dhënë mesazhin e tij me rastin e hapjes së Shtabit zgjedhor në Tearcë.
“Sonte hapëm shtabin e fitores në Tearcën e bukur, por për vite të vjedhur dhe të lënë pas dore”, tha ai.
Nga ky shtab, shprehet ai, do të shpërndahet fryma e fitores, që do të hyjë në çdo shtëpi, në çdo lagje dhe në çdo vendbanim të Tearcës.
“Me Dautin, po dëshmojmë se Tearca nuk e pranon më padrejtësinë, nuk e pranon më stagnimin, por zgjedh të ecë përpara me besim dhe vendosmëri. Tearca me Dautin, VLEN-i me Tearcën!”, shkruan në postimin e tij në Facebook , Arben Fetai.