8 C
Tetovo
E martë, 4 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniArben Fetai: Bogovina çdoherë ka qenë kundër BDI-së, kthehet aty ku ka...

Arben Fetai: Bogovina çdoherë ka qenë kundër BDI-së, kthehet aty ku ka qenë

Po shoh që Bogovina po jep porosinë që kjo komunë e cila çdoherë ka qenë kundër BDI-së, që aksidentalisht për një mandat ka rënë në duart e BDI-së, “po kthehet aty ku ka qenë çdoherë”.

Këtë e tha sonte në fjalën e tij, zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai me rastin e hapjes së Shtabit zgjedhor në këtë komunë në praninë e simpatizantëve partiak.

“Zgjedhja nuk ka qenë kur më e lehtë, është zgjedhje midis paaftësisë dhe korrupsionit në njërën anë dhe profesionalizmit dhe një kuadri të dëshmuar që i ka ndihmuar çdo banori. Është zgjedhje mes të vjetrës dhe të rejës, midis VLEN-it dhe BDI-së”, tha Fetai.

Ai tha se kjo situatë do të bëhet më e qartë më 19 tetor ku siç tha, “do jemi bashkë këtu për të festuar fitoren e Feti Abazit dhe të VLEN-it”.

Zëvendëskryeministri Fetai madje theksoi se me intensitet të madh po punohet në Korridorin 8 dhe çdo projekti me interes kombëtar.
“Na kanë akuzuar edhe për Korridorin 8, thonin se këta të VLEN-it nuk e bëjnë këtë, jemi këtu në Pollog dhe e dimë se me çfarë intensiteti po punohet, po përurohen segmente të reja, punohet në lidhjen me Kosovën dhe çdo projekti me interes kombëtar shqiptarë”, tha mes tjerash Fetai.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments