Deputetja e koalicionit VLEN, Kaltrina Beqiri, ka uruar kandidimin e të riut Albi Qamili si bartës i listës së këshilltarëve.
“Me të rinjtë si Albi kjo shoqëri e ka të ardhmen e ndritur! Urime kandidimin si bartës i listës së këshilltarëve të koalicionit VLEN, ku prijës i kësaj gare do të jetë i riu Albi Qamili. Jeni ju rinia që i keni dhënë dhe i jepni elan çdo nisme në të mirën e kombit. Na priftë e mbara deri në fitoren e 19 Tetorit!”, ka shkruar Beqiri.
Me këtë deklaratë, deputetja ka theksuar mbështetjen e saj të fuqishme për rininë, duke e parë atë si motor kryesor të ndryshimeve pozitive në shoqëri.