Kandidati për kryetar komune në Zhelinë, Blerim Sejdiu, ka intensifikuar aktivitetet e tij para hapjes së shtabit zgjedhor.
Ai njoftoi se ka zhvilluar një takim pune me anëtarët e shtabit lokal të koalicionit VLEN, ku është diskutuar për hapat e ardhshëm të fushatës.
“Përpara hapjes së shtabit, një takim pune me anëtarët e shtabit lokal të koalicionit VLEN! Për Zhelinën urbane! Shihemi nesër në ora 20:00!”, ka shkruar Sejdiu në rrjetet sociale.
Ai pritet të hapë zyrtarisht shtabin zgjedhor nesër në mbrëmje, në një ngjarje ku pritet të marrin edhe krerët e VLEN-it.