Skema e vjetër e pazareve politike në BDI dhe AKI po shembet nga brenda. Sot, një hap i guximshëm ka bërë që të tronditet fort kështjella e mashtrimeve dhe zhgënjimeve. Kryetari i Këshillit Vendor të Nëndegës së BDI-së në Kalisht, Vezir Ademi, ka dalë publikisht me mbështetje të plotë për kandidatin e VLEN-it në Komunën e Vrapçishtit, z. Mehmet Seferi, dhe për të gjitha strukturat e këtij koalicioni.
Ky vendim i rëndësishëm, i bërë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, është dëshmi e qartë se ndryshimi nuk ndalet. Ai pasqyron revoltën e brendshme të dhjetëra strukturave të BDI-së dhe koalicionit AKI, të cilat janë thellësisht të pakënaqura me keqqeverisjen e Isen Shabanit, mbi të cilin rëndojnë afera korruptive dhe skandale të shitjes së pronave publike njerëzve të afërt të tij.
Sot, është më e dukshme se kurrë njerëzit e ndershëm, strukturat e forta dhe veprimtarët e palodhur po e braktisin rrugën e gabuar dhe po bashkohen me VLEN-in. Kjo është dëshmia më e fuqishme se ndryshimi ka nisur në zemër të Vrapçishtit dhe se fryma e re po bëhet gjithnjë e më e pandalshme.