8 C
Tetovo
E martë, 16 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniDokument / NPK “Sharri” në mesin e ndërmarrjeve më të suksesshme në...

Dokument / NPK “Sharri” në mesin e ndërmarrjeve më të suksesshme në RMV!

NPK “Sharri” sot ka pranuar një Çertifikatë për arritje afariste, duke u renditur ndër kompanitë dhe ndërmarrjet publike më të suksesshme në Maqedoninë e Veriut. Ky vlerësim erdhi si rezultat i bilancit pozitiv financiar dhe përmbushjes me përpikëri të të gjitha obligimeve ligjore ndaj institucioneve publike dhe të punësuarve, brenda afateve të parapara.

Ky sukses është dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe punës së palodhshme të stafit të NPK “Sharri”. Çertifikata e marrë reflekton gjithashtu kontributin e ndërmarrjes në zhvillimin ekonomik dhe social të Komunës së Tetovës, duke e forcuar edhe më tej rolin e saj si një institucion publik i përgjegjshëm dhe i besueshëm.

NPK “Sharri” mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët, duke garantuar transparencë, efikasitet dhe zhvillim të qëndrueshëm.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments