8 C
Tetovo
E shtunë, 20 Shtator, 2025
BallinaLajmeKryesoretZv. Ministri i Bujqësisë Albrim Hoxha në panairin e Shoqatës “Renesansa” në...

Zv. Ministri i Bujqësisë Albrim Hoxha në panairin e Shoqatës “Renesansa” në Tetovë: Produktet vendore janë pasuri dhe mundësi zhvillimi

Zëvendës Ministri i Bujqësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Albrim Hoxha, gjatë ditës së sotme mori pjesë në panairin e organizuar nga Shoqata “Renesansa” në Tetovë, ku ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, drejtori i Drejtorisë së Farërave dhe Materialit Mbjellës, Ali Alili, drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal dhe kandidat për kryetar komune në Tearcë, Daut Memishi, si dhe bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë në Tetovë, Albi Qamili, përcjell Fol</strong>

Në postimin e tij, Hoxha thekson rëndësinë e këtij panairi, i cili i kushtohet pasurive që i jep natyra dhe këto produkte nuk janë vetëm ushqim e shëndet, por edhe një mundësi e madhe për zhvillimin e ekonomisë lokale, për turizmin malor dhe për gjeneratat e reja që duan të ndërtojnë të ardhmen këtu, në vendin e tyre

“Pata kënaqësi të jem sot në panairin e organizuar nga Shoqata Renesansa në Tetovë, bashkë me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, drejtorin e Drejtorisë së Farërave dhe Materialit Mbjellës, Ali Alili, drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal dhe kandidat për kryetar komune në Tearcë, Daut Memishi dhe mikun tim, bartësin e listës së kandidatëve për këshilltarë në Tetovë, Albi Qamili.

Ky panair i kushtohet pasurive që na i jep natyra jonë – boronicat, manaferrat, çajin e malit, bimët mjekësore aromatike dhe mjaltin. Këto produkte nuk janë vetëm ushqim e shëndet, por edhe një mundësi e madhe për zhvillimin e ekonomisë lokale, për turizmin malor dhe për gjeneratat e reja që duan të ndërtojnë të ardhmen këtu, në vendin e tyre.

Ashtu si matanë Sharrit, ku para pak javësh u kremtua Dita e Aronisë, edhe kjo anë, me fushën e Pollogut e më gjerë, ka kapacitet të jashtëzakonshëm për prodhime cilësore që ushqejnë trupin dhe shpirtin.

Prandaj përgëzoj organizatorin Berat Azizi nga shoqata Renesansa, që me përkrahjen edhe të CNVP-PONT, po dëshmon se kur bashkohet dashuria për natyrën me punën e ndershme, rezultatet i shijojmë të gjithë”, ka nënvizuar Hoxha./Fol.mk/

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments